Home Lajme Fitore Pacolli lavdërohet: E kemi stërthyer rekordin me punë në komision

Fitore Pacolli lavdërohet: E kemi stërthyer rekordin me punë në komision

0
Fitore Pacolli lavdërohet: E kemi stërthyer rekordin me punë në komision

Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli, është lavdëruar për punën që ka bërë gjatë vitit 2022.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka shkruar se nën drejtimin e saj ky komision ka thyer dhe stërthyer çdo rekord të punës.

Për këtë, ajo ka falënderuar anëtaret dhe stafin e këtij komisioni parlamentar për angazhimin.

“E kemi thyer e stërthyer rekordin me punët që kemi kryer gjatë vitit 2022 në Komisionin për Mjedis 🤩 Në cilësinë e Kryetares së Komisionit për Mjedis falenderoj të gjithë deputetët anëtarë të Komisionit dhe stafin mbështetës. Le të vazhdojmë me thyerjen e rekordeve edhe në vitin 2023”, ka shkruar Pacolli.

 

Exit mobile version