Kanë filluar procedurat për marrjen e grandit nga MMC -ja në vlerë të 200 milionë eurove për investime në sektorin e energjisë, i cili është projekti i gypit Trans Adriatik i njohur si TAP.
Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh se pas gjithë polemikave se ky projekt nuk do ti jepet Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në përmes programit “Kompakt” të MCC-së, Kosova do të përfitoj 200 milionë euro në sektorin e energjisë.
“Pas gjithë atyre polemikave se do të bëhet ose s’do të bëhet, programi ‘Kompakt’ me MCC-në, me Kosovën dhe SHBA-në siguron 200 milionë euro investime në sektorin e energjisë”, ka thënë ministri Murati
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke prezantuar detaje nga ky projekt tha se për 15 vjet Kosovës u ofrohen investime, të cilat do të jenë në të mirë të stabilitetit energjetik.
“Ne do të shënojmë kthesën në investim në infrastrukturë, në qershor të 2022 hidhet në votim në bord të MCC-së. Mund të siguroj që kapaciteti do të jetë më shumë se 150 megavat”, u shpreh Ministrja Rizvanolli.