Home Lajme Fillojnë përgatitjet konkrete për krijimin e shërbimit të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë

Fillojnë përgatitjet konkrete për krijimin e shërbimit të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë

0
Fillojnë përgatitjet konkrete për krijimin e shërbimit të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr Rifat Latifi, takoi sot Ambasadorin e Italisë, z.Antonello De Riu, me ç‘rast temë diskutimi ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, më konkretisht, krijimi i programit të kardio-kirurgjisë së fëmijëve në Kosovë dhe përkrahja nga shteti italian për realizimin e këtij objektivi tejet të rëndësishëm, njofton MSh, transmeton Scanner.

Ministri Latifi falënderoi Ambasadorin De Riu dhe shtetin italian për ndihmën e dhënë deri më tani në sektorin e shëndetësisë në përgjithësi, dhe për të gjitha aktivitetet përkatëse për krijimin e këtij shërbimi të nivelit të lartë për kujdesin shëndetësor të fëmijëve tanë.

Ministri Latifi dhe Ambasadori De Riu u dakorduan që të gjitha procedurat për dërgimin e ekipit kosovar mjekësor për trajnim në Itali si dhe përgatitjet për sigurimin e paisjeve të nevojshme për këtë qendër të përfundohen gjatë fillimit të vjeshtës.

Exit mobile version