Home Rozë Fifi fshin të gjitha postimet në Instagram dhe njofton se kënga e re publikohet më 1 nëntor

Fifi fshin të gjitha postimet në Instagram dhe njofton se kënga e re publikohet më 1 nëntor

0
Fifi fshin të gjitha postimet në Instagram dhe njofton se kënga e re publikohet më 1 nëntor

Ajo prej kohësh ka nisur përgatitjet për një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për artisten e njohur nga Ferizaj,n Filloreta Raçi-Fifi e cila ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj kënge.

Në një postim të ri të shpërndarë me fansat në Instagram, ajo zbulon se prurja e re e quajtur “Vëmendje” do të lansohet më 1 nëntor.

Ajo madje ka fshirë të gjitha postimet e tjera në Instagram, në rrjetin social ku numëron mbi 700 mijë njerëz.

“Vëmendje 01.11.2022”, ka thënë ajo.

Kjo mbase mund të jetë edhe kënga e re, me të cilën do të marrë pjesën në Festivalin e Këngës në RTSh.

Për këtë projekt zbulon se ka bashkëpunuar me producentin Fatjon Miftari, Shkumbin Nebihun, e një sërë studiosh të tjera.
Pritet të shihet se çfarë ka përgatitur krijuesja e shumë hiteve për fansat e publikun.

Exit mobile version