Home Sport FIFA hap një afat kalimtar të veçantë për lojtarët që largohen nga Rusia dhe Ukraina

FIFA hap një afat kalimtar të veçantë për lojtarët që largohen nga Rusia dhe Ukraina

0
FIFA hap një afat kalimtar të veçantë për lojtarët që largohen nga Rusia dhe Ukraina

FIFA ka njoftuar se do të ketë një afat të veçantë transferimi për të lejuar futbollistët që aktivizohen në futbollin e Ukrainës dhe Rusisë, të nënshkruajnë për një klub të ri.

Ky afat i veçantë kalimtar do të përfundojë më 7 prill të këtij viti, transmeton Gazeta Express.

Regjistrimi me klubin e ri duhet të bëhet përpara ose më 7 prill 2022. Për të mbrojtur më tej integritetin e garave, klubet kanë të drejtë të regjistrojnë maksimumi dy lojtarë nga këto vende.

Futbollistët fillimisht do të duhet ta shkëputin kontratën me klubet e tyre respektive në Ukrainë ose Rusi.

Exit mobile version