Një person nga fshatit Bibaj i Ferizajt ka raportuar se e ka blerë veturën me targa të Suedisë nga një shtetas i Suedisë, e që doli të kishte qenë e vjedhur.
“Fsh. Bibaj, Ferizaj 09.01.2022 ─ 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar në polici se ka blerë veturën me targa te Suedisë nga i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë. Pas verifikimit të automjetit është vërtetuar se vetura kërkohet në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e Suedisë si veturë e vjedhur”, thuhet në raportin e policisë.
Vetuar është konfiskuar dhe i dyshuari është në kërkim.