Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që dyshohet se është përfshirë në veprën penale “Trafikim me njerëz”.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar të premten në ora 18:00.
“TRAFIKIM ME NJERËZ/Ferizaj 16.12.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se është përfshirë në veprën penale të lartcekur”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.