Home Ballina Feraj “u kapet” mediave që ia publikuan statusin ku sulmonte Vjosa Osmanin

Feraj “u kapet” mediave që ia publikuan statusin ku sulmonte Vjosa Osmanin

0
Feraj “u kapet” mediave që ia publikuan statusin ku sulmonte Vjosa Osmanin

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj, ka sulmuar mediat dhe gazetarët, duke thënë se këta të fundit nga padituria i shtrembërojnë titujt në lajme, për shkrimet e tija, pasi që nuk i kuptojnë ato.

Këtë reagim, Feraj, e ka bërë sepse pak ditë më parë është shpërndarë një postim i tij i bërë para disa viteve ku këshilltari i Kurtit, kritikonte presidenten Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.

Feraj në shkrimin e tij, përveç se i cilëson si të paditur gazetarët, ai po ashtu i cilëson edhe si recensentë të ngarkuar.

“Po ashtu i falenderoj që po lexojnë shkrimet e mi të kaluar edhe pse gazetarët e ngarkuar si recenzentë për këtë punë, nganjëherë me dashje, por më shpesh nga padituria nuk i kuptojnë ata dhe prandaj i shtrembërojnë në tituj”, ka thënë ndër tjerash Feraj.

Më 2019, Feraj, teksa sulej të bënte komente për zgjedhjet që do të zhvilloheshin në tetor, sulmonte ashpër tanimë presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Madje, këtë të fundit e quante person të dalë nga shkolla serbo-greke.

“Vërtetë e shkollueme dhe besnike, por nga veprimet e nga fjalët, duket qartë e shkollueme e besnike në shkollën e nacionalizmit serbo-grek”, thoshte Feraj në postimin e tij.

Këtë argument, Feraj i VV-së që tani shërben në zyrën e kryeministrit, e bazonte në një konkludim të tij se kinse Osmani nuk mobilizoi asnjëherë opinionin kundër rreziqeve për atë që ai e quante “copëtimin e trojeve shqiptare”.

“Të mos zgjatemi: “e shkolluemja” Vjosë di të paralajmëroj kërcënueshëm vetëm kundër bashkimit kombëtar shqiptar! Madje duke tejkaluar nacionalizmin serb: kërkon të heqim dore perhershëm jo vetëm nga përpjekjet praktike por nga vetë ideja e ndërgjegjes shqiptare!”, shkruante ai.

Postimi i plotë:

Falenderim!

– Falenderoj të gjithë ata që e mbështetën sepse e kuptuan, dhe të gjithë ata që e qortuan sepse nuk e kuptuan pyetjen e Ramushit “pse jeni gjallë kur mund të ju kishte vrarë Serbia, në burg a në luftë, siç ka bërë me shumë të tjerë”?

Sigurisht, këta të fundit po ta dinin se në esencë (edhe pse jo aq shprehimisht) ajo pyetje është formuluar nga Ramushi, nuk do të kishin qenë aq të ashpër në kritikat ndaj tij.

– Falenderoj disa portale, veçanërisht Periskopin dhe Insajderin, për intolerancën e tyre që unë të zbres në nivelin intelektual të Ramushit.

Po ashtu i falenderoj që po lexojnë shkrimet e mi të kaluar edhe pse gazetarët e ngarkuar si recenzentë për këtë punë, nganjëherë me dashje, por më shpesh nga padituria nuk i kuptojnë ata dhe prandaj i shtrembërojnë në tituj.

– I falenderoj të gjithë ata që mendojnë se një gjë nuk ka peshë kur e thotë Ramushi, por po ajo gjë merr peshë kur e them unë më qartë mendimin e tij.

Gjithsesi: askush nuk është moralisht i përligjur me e pyet tjetrin: “pse je gjallë?

Exit mobile version