Home Rozë Fedez zbuloi se vuan nga një sëmundje e rëndë, reagon Chiara

Fedez zbuloi se vuan nga një sëmundje e rëndë, reagon Chiara

0
Fedez zbuloi se vuan nga një sëmundje e rëndë, reagon Chiara

Ditën e djeshme, reperi italian, Fedez tregoi i përlotur se ishte diagnostifikuar me një sëmundje, por nuk ndau detaje.

Ndërsa, pak orë më pas, ka reaguar bashkëshortja e tij, blogerja e njohur, Chiara Ferragni, e cila ka ndarë në Instagram një foto, ku bashkë me ta është edhe djali, Leon.

Ajo ka treguar mbështetjen publikisht, duke pohuar se do t’i qendrojë gjithmonë pranë.

“Dashuria e jetës sime @fedez ka nevojë për shumë suport këto ditë. Ne të duam më shumë se cdo gjë dashuria ime dhe ti do jesh mirë shumë shpejt, gjithmonë rrethuar nga dashuria e familjes tënde, miqve dhe njerëzve që të duan aq shumë”, ka shkruar Chiara krah fotos.

Ndërkohë, komentet nga të ndjekësit kanë qenë të shumta, të cilët përveç se e inkurajojnë reperin, janë bërë edhe kuriozë lidhur me sëmundjen.

Exit mobile version