Home Rozë Fedez del nga spitali: Kthehem për të jetuar

Fedez del nga spitali: Kthehem për të jetuar

0
Fedez del nga spitali: Kthehem për të jetuar

Pasi operacioni i këngëtarit Fedez kaloi me sukses artisti ka dalë nga spitali San Raffaele në Milano, ku u operua për shkak me një lloj të rrallë tumori në pankreas. Pas përfundimit të kësaj eksperience të frikshme artisti postoi dy foto në Instagram me stafin mjekësor që u kujdes për të dhe nuk harroi të thoshte diçka për ta.

“Faleminderit juve që më keni shpëtuar jetën, që më keni shoqëruar dhe jeni kujdesur për këto ditë që nuk kanë qenë të lehta, por që nga ana tjetër ka bërë që të kem një  prespektivë të re për t’u përballur me jetën. Faleminderit Prof.Falconi dhe gjithë stafit të tij të jashtëzakonshëm. Faleminderit të gjithë infermierëve në repart. Dhe falënderoj ju për humanizmin dhe mbështetjen e madhe që më keni dhënë. Dashuria është ilaçi më i fuqishëm. Kthehem në shtëpi, kthehem për të jetuar”.

Më herët gjatë operacionit në pankreas, Fedez shpjegoi se i është hequr një pjesë e organit. Më herët  reperi ka publikuar edhe një foto në rrjetet sociale ku shfaqej plaga pas operacionit i cili zgjati plot 6 orë.

Exit mobile version