![FC Prishtina bën homazhe në Prekaz, para takimit me Drenicën FC Prishtina bën homazhe në Prekaz, para takimit me Drenicën](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/B71847DD-A06C-4D43-A5DC-20C2E135393E.jpeg)
Futbollistët, trajnerët dhe stafi tjetër kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, para duelit me Drenicën.
Drenica dhe Prishtina do të përballen sot nga ora 15:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në kuadër të xhiros së tetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
“Bardhekaltrit” para udhëtimit në stadium, janë ndalur për homazhe në Prekaz, në kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Faqja zyrtare e FC Prishtinës ka ndarë pamjet e homazheve që kanë bërë, Ismet Munishi me ekipin dhe ndihmësit e tij.
Ismet Munishi, trajneri i Prishtinës në shumë deklarata ka theksuar se saherë që udhëton në Skenderaj me ekipet që ai drejtoi, do të ndalet në Prekaz për homazhe.