Home Lajme Faton Peci: Nuk kam pasur ambicie për kryetar të Partisë Guxo

Faton Peci: Nuk kam pasur ambicie për kryetar të Partisë Guxo

0
Faton Peci: Nuk kam pasur ambicie për kryetar të Partisë Guxo

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë që nuk ka pasur ambicie që të jetë kryetar i Partisë Guxo.

Peci në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që ka qenë vullnet i shumicës së anëtarësisë që të ketë një rol.

“Nuk kam pasë ambicie për kryetar, ka pasur edhe opsione tjera në kuptimin që me pasur garë të hapur. Unë nuk kam shprehur interesim, por ka qenë vullnet i shumicës së strukturës dhe të anëtarësisë që edhe unë të kem një rol. Përderisa e vlerësoj shumë personalitetin e Donika Gërvallës, nuk kam dashur që të shpreh ambicie për të parin e partisë”, ka thënë ai.

Exit mobile version