Home Ballina Abdullahu për Kurtin: Mërgimtarëve ua premtoi Kosovën parajsë tash ua servon Kosovën në prag lufte

Abdullahu për Kurtin: Mërgimtarëve ua premtoi Kosovën parajsë tash ua servon Kosovën në prag lufte

0
Abdullahu për Kurtin: Mërgimtarëve ua premtoi Kosovën parajsë tash ua servon Kosovën në prag lufte

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, tha sot se Albin Kurti mërgimtarëve ua premtoi Kosovën parajsë tash ua servon Kosovën në prag lufte, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, ai ka përmendur disa nga pikat çka mundet Kurti t’u thotë mërgimtarëve, duke folur për luftën.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti duke folur për “luftën”, duke paralajmëruar “dimër të zi”, mërgimtarëve po ju thotë:

  • As mos t’ju shkoj mendja me investu në Kosovë se këtu jemi kah bëhemi gati për luftë.
  • As mos të ju shkoj mendja me u kthy në Kosovë se s’keni ku ktheheni as pse, rrini atje ku jeni.
  • Nëse mundeni merrni edhe të afërmit e juaj atje dhe ecni prej këtij vendi se po vjen dimër i rëndë e s’kemi me pas as me çka me u nxe.
  • Në vendet ku jeni tregojuni të tjerëve se këtu në Kosovë po kërcet lufta, s’ka hair këtu.

Po ama po ju thotë mërgimtarëve gjithashtu:

  • Ne i menaxhojmë paret e juaja më së miri, prandaj dërgoni sa më shumë para në Kosovë se do vdesim urie sivjet e do mërdhihemi.
  • Dërgoni para se duhet të armatosemi!

Këto mesazhe po ju dërgon sot mërgimtarëve kjo Qeveri të cilët dje i ka parë vetëm si vota, vetëm si numra, për një përdorim, për ardhje në pushtet.

Njëjtë do t’i sheh edhe nesër!/Scanner/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5751587514872720&id=100000645843519
Exit mobile version