Home Rozë Fansat vlerësojnë albumin e ri të Taylor Swift

Fansat vlerësojnë albumin e ri të Taylor Swift

0

Taylor Swift po merr vlerësime të shumta nga fansat dhe kritikët e muzikës  vetëm disa orë pasi publikoi albumin e saj të shumëpritur ‘Midnights’.

Fansat e artistes vërshuan në mediat sociale me përshtypjet e tyre të para, ndërsa ata prisnin  me padurim 13 këngët  e albumit.

Shumë prej tyre vlerësuan këngën kryesore të albumit ‘Anti-Hero”  së bashku me përshtypjet më të mira  për këngët  e titulluara Karma dhe Sëeet Nothing. Përpara publikimit të Midnights, Swift foli për konceptin e albumit dhe atë që frymëzoi për të realizuar këngët e reja.

“Koncepti i albumit Midnights konsiston në  emocionet ekstreme që  ju mund të ndjeni në mes të natës.Pra ,çfarë ju mban zgjuar natën? –shprehet ajo.

Disa nga këngët e saj duket se kanë të bëjnë me partnerin e saj aktorin britanik Joe Alwyn. Gazeta britanike ‘The Sun’ shprehet se artistja e ka mbajtur mjaft private  marrëdhënien e saj por në tekstet e këngëve ajo deklaron se është kokë e këmbë e dashuruar me të.

Në vitin 2021 u zbulua se çifti jeton së bashku në një shtëpi prej 7 milionë paundësh  në veri të  Londrës, megjithëse ajo shpesh kthehet në SHBA.

Exit mobile version