Në internet po qarkullon një nismë GoFundMe që ka si qëllim të mbledhë mjaftueshëm para, që Kanye West të rimarrë statusin e milionerit.
Kanye e humbi këtë status, pasi shumë kompani dhe marka me të cilat bashkëpunonte, ndërprenë marrëdhëniet me reperin, pas komenteve të tij anti-semitike.
Gjithsesi, fansat e tij duan ta shohin të buzëqeshur dhe miliarder West, pasi kanë menduar që të dhurojnë para për të.
Mund t’ju duket si shaka, por jo, është mëse e vërtetë. Limiti dhe synimi kap shifrën e 1 miliardë dollarëve.
Deri tani, kjo nismë ka hasur një mori komentesh dhe batutash, por ekziston një mundësi e vogël që të funksionojë.
Ju e dini, interneti është i paparashikueshëm.