Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është vizituar në Hagë nga disa familjarë të tij.
Kjo u bë e ditur nga një foto që familjarët e Krasniqit postuan në rrjetet sociale.
Ata u shprehën se humori dhe vullneti që Krasniqi kishte brenda Hagës i bëri të gjithë të dilnin nga atje me një buzëqeshje në fytyrë.
“Me axhën Ilazin, Gencin dhe Besarin, sot vizituam në Hagë bacin Jakup.
Shkuam me tjera ndjenja, por qendrimi, kurajo, humori dhe vullneti i palëkundur si gjithherë i bacit, na bëri të dalim të buzëqeshur dhe plot shpresë për jetë dhe ditë më të mira.
Aty patëm rastin të takojmë shkurt edhe ish Presidentin Thaqi, i cili po ashtu ishte mirë dhe në disponim”, shkruan nipi Dardani, transmeton Scanner.
Familjarët e Krasniqit zbuluan se zhvilluan një takim të shkurtër edhe me ish-presidentin, Hashim Thaçi.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158894231593865&id=521653864