Home Lajme Evakuimi i civilëve, hapen 7 korridore humanitare në Ukrainë

Evakuimi i civilëve, hapen 7 korridore humanitare në Ukrainë

0
Evakuimi i civilëve, hapen 7 korridore humanitare në Ukrainë

Rusia dhe Ukrainë kanë rënë dakord për hapjen e 7 korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve, sipas zëvendëskryeministrit të Ukrainës, shkruan skynews.

Iryna Vereshchuk tha se rrugët për evakuimin e civilëve përfshijnë largimin e tyre me automjete private dhe me autobusë nga Mariupoli nëpërmjet Berdyansk. Mariupol ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse për javë të tëra.

Dje, Kryqi i Kuq dërgoi një ekip për të ndihmuar në evakuimin e civilëve me  rreth 52 autobusë dhe automjete të tjera private jashtë qytetit, por ata u kthyen për shkak të situatë së rrezikshme.

Exit mobile version