Eurodeputeti austriak dhe miku i Kosovës, Lukas Mandl ka vizituar dje ambasadën e Kosovës në Izrael.
Aty ai është takuar me ambasadoren e Kosovës, Ines Demiri.
Me anë të një postimi në Twitter, Mandl ka thënë se me njohjen e Kosovës, Izraeli ka dëshmuar vizion dhe mençuri.
Ai tha se shembullin e Izraelit duhet ta ndjekin edhe pesëshja mos-njohëse e BE-së.
“Faleminderit Ines Demiri për shkëmbimin tonë të shkëlqyer të sotëm në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem. Duke e njohur Kosovën, Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull urtësie dhe vizioni. Faleminderit! ! Pakica e shteteve të BE-së që mungojnë duhet ta ndjek këtë shembull”, ka shkruar ai.