Home Sport Eto’o dënohet me rreth dy vjet burgim

Eto’o dënohet me rreth dy vjet burgim

0
Eto’o dënohet me rreth dy vjet burgim

Ish-futbollisti i Barcelonës Samuel Eto’o, është dënuar 22 muaj burgim.

Kjo për shkak të mashtrimit me deklarimin e taksave.

Eto’o siç raportohet nuk i ka deklaruar mbi 3 milionë e 800 mijë euro, nga viti 2006 deri në vitin 2009.

Para gjykatës kamerunasi e ka pranuar fajin.

Por, në deklaratën e tij ai ka thënë se mashtrimi ka ndodhur për shkak të ish-përfaqësuesit të tij.

Ish-futbollisti ngriti një padi kundër ish-përfaqësuesit të tij për mashtrim dhe shpërdorimi në menaxhimin e pasurive të tij, një çështje që është ende në fazën e hetimit, shkruan BBC.

“I njoh faktet dhe do të paguaj, por le të dihet që atëherë isha fëmijë dhe se bëja gjithmonë atë që më kërkonte ‘babai’”.

Exit mobile version