Home Lajme Escobar nuk po arrin të çmallet me opozitën, takohet me Hotin në Vjenë

Escobar nuk po arrin të çmallet me opozitën, takohet me Hotin në Vjenë

0
Escobar nuk po arrin të çmallet me opozitën, takohet me Hotin në Vjenë

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti ka takuar emisarin amerikan Gabriel Escobar në margjina të takimit të Partive Popullore Europiane (PPE) në Vjenë. Escobar gjatë javës që shkoi në Prishtinë pati takime me liderë opozitarë, të cilat nuk i priti aq mirë Kurti.

Për takimin njoftoi vetë deputeti Hoti, të cilin e quajti “shumë miqësor”.

Ai tha se me Escobarin diskutuan për dialog dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Hoti këto komente i bëri në ‘Facebook’.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog dhe hapat që duhet ndërmarrë në përputhje me vizionin tonë të përbashkët dhe afatgjatë për Kosovën e integruar plotësisht në strukturat euro-atlantike”, shkruan ndër të tjera ish-kryeministri i Kosovës.

“Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara”, përfundon postimi i tij.

Exit mobile version