Erza Muminovic është renditur e pesta në Kampionatin Evropian të xhudos për junior, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Pas humbjes në çerekfinale, xhudistja kosovare humbje ka pësuar edhe në repesazh.
Në luftën për vendin e tretë në kategorinë deri në 52 kilogramë, Erza u mposht nga Annika Wurfel e Gjermanisë.
Erza Muminovic e pësoi në “Golden Score”, aty ku u ndëshkua dy herë me karton të verdhë.