Christian Eriksen ka konfirmuar se kapiteni i Danimarkës Simon Kjaer do të mbajë shiritin në mbështetje të LGBT ‘OneLove’ në Kupën e Botës.
“Në atë shiritin “One Love”, mendoj se ne, si vend, e kemi veshur atë. Kështu që unë e di që kapiteni ynë (Simon Kjaer) do të mbajë shiritin “One Love” dhe më pas, cilat do të jenë pasojat. Nuk e di, por do të shohim”, tha fillimisht Eriksen.
“Dhe, përveç kësaj, dua të them, ne jemi këtu si futbollistë dhe do të luajmë futboll. Dhe, natyrisht, ne kemi dashur të ndihmojmë ku të mundemi. Por, në fund të fundit, unë jam në këtë skenë, sepse unë luaj futboll dhe ky është me të vërtetë fokusi im dhe është fokusi ynë në këtë turne”, përfundoi ai.
Kujtojmë që atë shirit kanë konfirmuar se do ta bartin edhe Gjermania dhe Anglia.