Home Lajme Botë Erdogan: Njohja e pavarësisë së Donetsk dhe Luhansk është e papranueshme

Erdogan: Njohja e pavarësisë së Donetsk dhe Luhansk është e papranueshme

0

Turqia ka kundërshtuar  njohjen e pavarësisë së Donetsk dhe Luhansk nga Rusia, duke e cilësuar këtë lëvizje si të “papranueshme”, sipas AFP.

Presidenti theksoi gjithashtu angazhimin e Turqisë për të ruajtur unitetin politik dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin ndërkombëtar.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën dekretin për njohjen e sovranitetit të Luhansk dhe Donetsk, të njohur si Donbass,  duke vënë në dyshim të drejtën e Ukrainës për shtetësi. Putin udhëzoi gjithashtu Ministrinë e Jashtme të Moskës të ndërtojë marrëdhënie zyrtare diplomatike me dy zonat e mbajtura nga rebelët pro-rusë, të cilët janë pjesë e rajonit të Donbasit dhe i përkasin Ukrainës sipas ligjit ndërkombëtar.

Exit mobile version