Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi është në pritje të ëmbël.
Ajo është në muajin e gjashtë të shtatzënisë ku nga pushimet luksoze në Turqi pozoi me barkun e rrumbullakosur.
E veshur me bikini të zeza duke e kombinuar me çantë dhe kapelë kashtë, po duket për mrekulli.
Projekti që ka realizuar së fundmi është “Ama”, të cilën e solli në bashkëpunim me bashkëshortin, Genc Prelvukaj.