Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka quajtur shpifje deklaratat e një personi në rrjetin social Facebook, se i njëjti ishte shokë klase me atë.
Reagimi i Bashës vjen pasi qytetari nga Ferizaj deklaron se deputeti i VV-së kishte nota të dobëta dhe nuk e dintë alfabetin e gjuhës shqipe.
Basha ka thënë se nëser do ta padisë qytetarinë, duke u shprehur edhe me fjalë të rënda për të.
Ai portalet që ia publikuan atë lajm i ka quajtur “porDHtale të prontos”.
Postimi i plotë:
Ni rrugaç këtu ne Ferizaj paska shpifë e ofendu duke rrejtë që m’ka pas djalë të klasës.
Kjo është e pavërtet, pra ka shpif! Rrena e tij qenka ba lajm nëpër porDHtalet e prontos.
Nesër padinë sa krytë, edhe pastaj vazhdon hanë mut ai prapë!
Përndryshe jemi mësu bre, nuk e kam problem derisa nuk kam nevojë me u fsheh prej tenderave, hajnive, e me nxerr t’zeza prej fundit t’bunarit! Kejt kanë me dal në fund!!! /Gazeta10/