![Emina Çunmulaj shijon pushimet në Mal të Zi, teksa merr vëmendje me videon e fundit Emina Çunmulaj shijon pushimet në Mal të Zi, teksa merr vëmendje me videon e fundit](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/collage-18-780x439-1.jpg)
Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë është rikthyer për pushime në vendlindje.
Ajo ka një lidhje të ngushtë me Malin e Zi dhe prej disa ditësh është duke shijuar pushimet në qytetin e Ulqinit.
Në një video të shpërndarë në InstaStory, ajo shfaqet duke u argëtuar në maksimum teksa merr vëmendje me lëvizjet që bën.
Bukuroshja e njohur këtë periudhë nuk ka munguar me postime në rrjete sociale duke treguar disa momente të veçanta me ndjekësit.
E njëjta përndryshe jeton që shumë vite në Amerikë dhe tanimë ka zhvendosur të gjitha aktivitetet atje.
Emina është e martuar me biznesmenin amerikan, Sam Nazarian dhe kanë bashkë dy vajza: Ella Faria and Mia Soraya.