Home Lajme Emilija Redžepi kërkon mbështetje për komunitetet joshumicë

Emilija Redžepi kërkon mbështetje për komunitetet joshumicë

0
Emilija Redžepi kërkon mbështetje për komunitetet joshumicë

Zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi ka takuar sot një delegacion të nivelit të lartë të Bankës Botërore përbërë nga drejtoresha e zyrës për Ballkanin Perëndimor, znj. Xiaoqing Yu, drejtoresha rajonale për zhvillim social, znj. Fadia Saadah, si dhe menaxheri u zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, z. Massimiliano Paolucc.

Ajo para delegacionit ka prezantuar strategjinë kombëtare të zhvillimit qëndrueshëm ekonomik (ekonomi novatore, rrethore dhe konkurruese, energji, infrastrukturë cilësore dhe të qëndrueshme, mjedis të pastër dhe përdorim efikas të burimeve natyrore).

Po ashtu, nga Banka Botërore ka kërkuar mbështetje më të madhe financiare për integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë si dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë dhe individët tanë që duan të zhvillojnë biznese familjare në fushën e agrokulturës, mbështetje për të rinjtë dhe gratë si organizatat joqeveritare dhe shoqatatë ndryshme.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, sot para Qeverisë së Republikës së Kosovës mirëprita një delegacion të nivelit të lartë të përbërë nga drejtoresha e zyrës së Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, znj. Xiaoqing Yu, drejtoresha rajonale për zhvillim social, znj. Fadia Saadah, si dhe menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, z. Massimiliano Paolucci. Prezantova strategjinë kombëtare të zhvillimit rreth zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik (ekonomi novatore, rrethore dhe konkurruese, energji, infrastrukturë cilësore dhe të qëndrueshme, mjedis të pastër dhe përdorim efikas të burimeve natyrore)
– Zhvillimi i barabartë njerëzor (arsim cilësor që në moshë të hershme të fëmijëve, shëndet dhe mirëqenie më të mirë, kulturë krijuese dhe shoqëri aktive, fuqizim i bujqësisë)
– siguria dhe sundimi i ligjit (gatishmëri e lartë për paqe dhe siguri, drejtësi efikase)
– qeverisja e mirë (qeveri efikase dhe e përgjegjshme, forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar)
Nga Banka Botërore kërkova mbështetje më të madhe financiare për integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë si dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë dhe individët tanë që duan të zhvillojnë biznese familjare në fushën e agrokulturës, mbështetje për të rinjtë dhe gratë si organizatat joqeveritare dhe shoqatatë ndryshme.

Exit mobile version