![Emilia Rexhepi: Personat me Aftësi të Kufizuara-të barabartë dhe të angazhuar në të gjitha proceset Emilia Rexhepi: Personat me Aftësi të Kufizuara-të barabartë dhe të angazhuar në të gjitha proceset](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/12/received_1149196332358155.jpeg)
Zëvendëskryeministrja për Çështje e Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, në Qeverinë e Republikës së Kosovës, dhe njëherit edhe Koordinatore Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, znj. Emilija Rexhepi, ka deklaruar se suksesi ynë i përbashkët arrihet vetëm atëherë kur të gjithë jemi të barabartë, duke përfshirë ekskluzivisht personat me aftësi të kufizuara.
Këtë deklaratë, zv.kryeministrja Rexhepi, e ka bërë në Samitin Ndërkombëtar për të Drejtat e Përsonave me Aftësi të Kufizuara, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, raporton Scanner.
Në fjalimin e saj në këtë Samit, ajo veçoi përkushtimin që Qeveria e Kosovës është duke bërë për këtë kategori të shoqerisë, duke përmendur Ligjin për Parandalimin dhe Diskriminimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, shpalljen e vitit 2022, si Vit për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe shumë aktivitete të tjera.
Në vijim fjalimi i plotë i zv.kryeministres së Republikës së Kosovës, znj. Emilia Rexhepi
Të nderuar organizatorë të Samitit Ndërkombëtar për të Drejtat e Përsonave me Aftësi të Kufizuara!
Të nderuar përfaqësues të të gjitha institucioneve dhe shoqatave ndërkombëtare!
Të nderuar zonja dhe zotërinjë!
Është nderë i madh për mua që si Zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës, përgjegjëse për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e komuniteteve joshumicë, dhe Koordinatore Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, të marrë pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare kushtuar personave me aftësi të kufizuara, nga të gjitha vendet tona pjesëmarrëse.
Siç jemi të vetëdijshëm të gjithë, çdo i dhjeti person në botë jeton me një formë të aftësisë së kufizuar dhe shumica e tyre po përballet me mungesë të madhe mirëkuptimi dhe diskriminimi brenda familjeve të tyre dhe gjithashtu brenda një mjedisi në të cilin ata jetojnë. Shumë prej tyre ende përballen me pengesa sociale dhe fizike, si paragjykimet ndaj aftësisë së kufizuar, mungesa e çasjes në infrastrukturë, në mjetet e informacionit dhe komunikimit, përballja me varfërinë dhe përjashtimi nga shoqëria në përgjithësi.
Personat me aftësi të kufizuara, përveç që luftojnë me invaliditetin e tyre trupor, duhet të luftojnë edhe me shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të tyre njerëzore.
Ne e dimë se Ligji për Parandalimin dhe Disktiminimin e Personave me Aftësi të Kufizuata, ka objektiv:
– Të ndalojë diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara
– Të respektohen të drejtat e njeriut
– Të angazhojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e saj në të gjitha sferat e jetës shoqërore
– Të angazhohen personat me aftësi të kufizuara në të gjitha proceset, në të cilat merret vendimi për të drejtat dhe detyrimet e tyre.
Dua të deklaroj se qëllimi dhe prioriteti i Qeverisë së Republikës së Kosovës është sundimi i ligjit dhe krijimi i një shoqërie të barabartë për secilin qytetar të saj pa asnjë lloj diskriminimi në bazë të tyre kombëtare, fetare, gjinore, racore apo çfarëdo bazë tjetër.
Për shkak të kësaj, më 22 shtator 2021, ne kemi krijuar Planin Strategjik të Veprimit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës, i cili është i fokusuar në sistemin shëndetësor, kujdesin social, punësimin, arsimin, mbrojtjen ligjore dhe qasje të barabatë.
Në datën 30 nëntor 2021, qeveria jonë shpalli vitin 2022- Vit për Personat me Aftësi të Kufizuara, ku i është dhënë obligim të gjitha institucioneve, që përmes kalendarit të aktiviteteve të mobilizojnë të gjitha burimet njerëzore dhe atë nëpërmjet Trupit Këshillimor të Qeverisë për Personat me Aftësi të Kufizuara ku unë jam koordinatore, dhe në bashkëpunim me të gjitha shoqatat e personave të verbër dhe të shurdhër, si dhe me shoqatat e ndryshme, duke kryer monitorimin e aktiviteteve të planifikuara për të cilat kemi buxhet të dedikuar, po i mbështesim plotësisht në këto shtatë komponentë:
Kujdesi shëndetësor,
Arsimi,
Punësimi,
Qasje në Infrastrukturë, Kujdes Social,
Kulturë dhe Sport,
Drejtësi dhe Siguri,
Të nderuar pjesëmarrës,
Republika e Kosovës ka një kornizë të pasur ligjore për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara, por në Kushtetutën tonë mungon Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Më herët në cilësinë e deputetës, personalisht kam luftuar për këtë çështje në Kuvend dhe jam angazhuar personalisht, prandaj pres që Qeveria jonë, shumë shpejtë të vijë me vendimin për lansimin e një amendamenti në Kushtetutë, për të inkorporuar Konventën e Kombeve të Bashkuara, që ka të bëjë për diskriminimin e personave me invaliditet në nenin 22 të Kushtetutës tonë, përderisa me mbështetjen e Parlamentit, taë njëjtën ta miratojmë me sukses.
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Jam jashtëzakonisht e lumtur që jam sot në këtë vend me njerëz që kanë përvojë të ndryshme jetësore dhe profesionale, shumë më tepër se unë, e që ne mund të mësojmë shumë nga njëri-tjetri dhe vetëm me forcat e bashkuara mund ti zhvillojmë shoqëritë, në thyerjen e të gjitha llojeve të paragjykimeve dhe stereotipeve të çdo lloj diskriminimi ndaj qytetarit tonë.
Suksesi ynë i përbashkët arrihet vetëm kur jemi të gjithë njësoj – të gjithë të barabartë.
Në fund, më lejoni t’ju falënderoj edhe një herë që më dhatë mundësinë të flas për këtë temë shumë të rëndësishme, për të përcjellë përshëndetjet e mia personale si dhe përshëndetjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit tonë z. Albin Kurti, dhe ju uroj punë të suksesshme gjatë këtij Samiti. Është obligim që publikisht t’i falënderoj të gjitha organizatat ndërkombëtare, Ambasadat që kanë përkrahur shoqatat dhe OJQ-të tona, gjatë gjithë këtyre viteve të pas luftës.
Faleminderit!