Home Lajme Elmi Reçica: Ndërmarrësit e diasporës kanë potencial për zhvillimin e Kosovës

Elmi Reçica: Ndërmarrësit e diasporës kanë potencial për zhvillimin e Kosovës

0
Elmi Reçica: Ndërmarrësit e diasporës kanë potencial për zhvillimin e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamenitit të Diasporës, krahas takimeve për formimin e nëndegëve të PDK-së në diasporë, po takohet në Zvicër edhe me ndërmarrës shqiptarë të suksesshëm, raporton Scanner.

Reçica ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ndërmarrësit shqiptarë në diasporë kanë fituar dijen, përvojën e kapitalin për të zhvilkuar vendlindjen.

“Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër po takoj dhe bashkëbisedoj me shumë ndërmarrës të suksesshëm të diasporës të cilët me ofrimin e kushteve, janë potenciali më i madh i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Ata kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në shtetin mik të Zvicrës dhe sot kanë përvojën, dijen dhe kapitalin për investime në vendlindje”, tha Reçica.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=502720421212320&id=100044230999664&sfnsn=mo
Exit mobile version