![Ekzekutohen pagat e tetorit për punonjësit publik, por sërish pa shtesa Ekzekutohen pagat e tetorit për punonjësit publik, por sërish pa shtesa](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/Screenshot_4-38-800x450-1.jpg)
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka ekzekutuar sot pagat e muajit tetor për punonjësit e sektorit publik, por jo edhe shtesat prej 50 euro në muaj në kuadër pakos për përballje me inflacionin.
As me pagat e shtatorit nuk ishin ekzekutuar shtesat prej 50 eurosh, por ishte thënë se kjo do të ndahet me pagën e tetorit.
Po kështu shtesat për muajin tetor prej 100 euro nuk i morën me pagën e tetorit as punëtorët e ndërmarrjeve publike, sidomos ata të Telekomit të Kosovës.
Punonjës të sektorit publik i kanë thënë Scanner se ata kanë pritur të marrin shtesën e premtuar, por kjo ska ndodhur.