Ekuadori e ka fituar ndeshjen e parë hapëse të Kupës së Botës kundër nikoqirit Katarit.
Kombëtarja e Ekuadorit triumfoi 0:2 ndaj Katarit, në takimin e Grupit A.
Kapiteni Enner Valencias realizoi dy golat e fitores në minutat 16 dhe 31.
Ekuadori tani ka tri pikë në pozitën e parë të Grupit A.
Ekuadori dhe Katari janë në grup me Holandën dhe Senegalin.