![Ekipet e FSK-së dhe FA-së të Shqipërisë stërviten bashkë para dislokimit në Britani të Madhe Ekipet e FSK-së dhe FA-së të Shqipërisë stërviten bashkë para dislokimit në Britani të Madhe](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/5-27.jpg)
Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura janë stërvitur së bashku para se të dislokohen në Mbretërinë e Bashkuar ku do të marrin pjesë në stërvitjen e patrullimit ushtarak ndërkombëtar.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha “së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm”.
“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”. Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm! ”, ka shkruar Mehaj në Facebook.