Kompania më e madhe në vend e prodhimit, EGI Group, do të jetë pjesë e panairit ndërkombëtar World Trading Center në Dubai, i cili do të mbahet nga data 08 deri me 10 Nëntor në Dubai, raporton Scanner.
Të gjithë ata që vizitojnë panairin, produktet e EGI Grourp (Pi&Ki) i gjeni në i gjeni në sallën Shk Rashid Hall, RP-C40.
“EGI Group do te jetë pjesë e panairit ndërkombëtar World Trading Center në Dubai, i cili do të mbahet nga data 08 deri me 10 Nëntor në Dubai.
Produktet e EGI Grourp (Pi&Ki) i gjeni në sallën Shk Rashid Hall, RP-C40.
Jeni të mirëseardhur të na vizitoni!”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Ndryshe, EGI Group ka bërë investime gjigante në sektorin e prodhimit për t’i dhënë Kosovës fabrikat më moderne me makineritë e fjalës së fundit të teknologjisë.
Në vitin 2017 filloi prodhimin e produkteve të cilat bartin markën Pi&Ki ku shumë prej tyre për një kohë shumë të shkurtër u rradhitën si produkte lider në tregun vendor.
Egi Group përfshinë 6 Fabrika ushqimore me 11 linja të ndryshme prodhimi: Fabrika e kikirikut, Fabrika e Biskotave, Fabrika e Pastave, Fabrika e Çokokremit, Fabrika e Smokit (flipsave) dhe Fabrika e Patatinave. Fabrika për prodhimin e Faculetave të lagura dhe të terura, Fabrika për prodhimin e Folieve dhe Letrave për pjekje dhe Fabrika e Qeseve të plastikës.
Prodhimet e tyre realizohen me përpikëri në mbikqyrje të stafit profesional dhe standardeve të prodhimit HACCP dhe ISO 22.000 dhe 9001.
Duke besuar në cilësin e produkteve dhe profesionalizëm, kjo kompani nga viti 2018 filloi eksportin në Evropë dhe Amerikë. /Scanner/