Home Ballina Edi Rama: Shkëlqim Devolli nga Kosova është bërë personazh ndërkombëtar (Video)

Edi Rama: Shkëlqim Devolli nga Kosova është bërë personazh ndërkombëtar (Video)

0
Edi Rama: Shkëlqim Devolli nga Kosova është bërë personazh ndërkombëtar (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për sukseset e “Devolli Corporation” gjatë mikpritjes falënderuese që ai i bëri përfaqësuesve të bizneseve kosovare në Pallatin e Brigadave.

Ai tha se aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, është bërë një personazh ndërkombëtar.

Rama lavdëroi Devollin për të cilin tha është një shembull i jashtëzakonshëm që tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë shqiptarët kur ju krijohen mundësitë.

“Mirëpo ja që vjen Shkëlqim Devolli nga Kosova dhe bëhet personazh në tregun ndërkombëtar dhe krijon një vlerë të shtuar që është një shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë ne se çfarë mund të bëjnë shqiptarët kur i krijohen mundësitë”.

I pari i qeverisë shqiptare shtoi se “Devolli Corporation” prodhon edhe për tregun amerikan, gjerman dhe evropian.

“Në fabrikën ku ne ishim të gjithë bashkë tek Shkëlqimi, dhe fatmirësisht Shkëlqimi nuk është i vetëm dhe jeni edhe ju të tjerët, pavarësisht niveleve të madhësisë është një fabrikë e cila mund të ndodhet në çdo vend të botës që nga Amerika deri në Angli, Gjermani dhe Australi”.

“Faktikisht aty nuk prodhohet, thjesht aq sa zë aty për një treg është shumë i vogël. Prodhohet për tregun amerikan, tregun gjerman dhe tregun evropian. Dhe në një territor konkurrence të jashtëzakonshme se nuk kanë pritur Shkëlqim Devollin as në Amerikë, as në Gjermani e as në Francë që të mendojnë që të flenë rehat”.

https://fb.watch/eoILvRRSRU/
Exit mobile version