Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje të përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, e cila do të zhvillohet këtë të hënë në Shkup.
Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi e ka pritur në aeroporti kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Më pas, në sallën solemne në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon mbledhja ndërqeveritare ku fjalime zyrtare do të kenë kryeministrat e dy vendeve.
Në mbledhjen ndërqeveritare do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Në mesdite, Rama dhe Kovaçevski do të mbajnë konferencën e përbashkët për shtyp.