![Edhe këtë vit në Luginë me mungesë të teksteve shkollore Edhe këtë vit në Luginë me mungesë të teksteve shkollore](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/300783553_10227040506694383_7850385410467401333_n-1024x768-1.jpg)
Teksa delegacioni i Kosovës do të vizitojë shkollat shqipe në Luginë, atje tashmë mësimi ka filluar me probleme të vjetra dhe me mungesë të teksteve shqipe për shkollat e mesme. Edhe këtë vit, ka qenë vendimi i Ministrisë serbe të Arsimit që në orën e parë të intonohet himni serb, të cilin nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë e kanë refuzuar.
Në të gjitha shkolla me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, kanë nisur viti i ri shkollorë. Ky vit sikur herëve të tjera, nxënësit shqiptar i gjen me problemet e trashëguara.
Ky vit shkollorë ka nis me një urdhëresë të Ministrit serb të Arsimit që në orën e parë të mësimit të intonohet himni shtetëror serb.
Urdhri nuk është mirëpritur as nga drejtorët e shkollave me mësim në gjuhën shqipe.
Viti shkollor 2022 /2023 ka nis me sigurimin librave mësimorë për nxënësit e shkollave fillore, por për ata të shkollave të mesme ende nuk ka tekste mësimore, ndërsa nëpër disa shkolla ka rënie të numrit të nxënësve.
E nxënësit janë të indinjuar për mungesën e librave.
Gjatë dekadës së fundit numri i nxënësve shqiptarë nëpër shkollat e Luginës është zvogëluar në mënyrë drastike, ndërkohë rreth më shumë se tri dekada nxënësit këtu mësojnë pa tekste mësimore, meqë Serbia nuk lejonte librat shqip nga republika e Kosovës. /RTK/
Kronika: KËTU