Erza Muminoviq është eliminuar nga Grand Prix i Portugalisë.
Xhudistja kosovare u mposht në raundin e dytë nga garuesja portugeze, Joana Diogo me Waza-ari.
Në raundin e parë, Erza kaloi pa luftë, në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
Paraprakisht, u eliminua xhudistja tjetër kosovare, Flaka Loxha qysh në raundin e parë, në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Në garë janë ende Distria Krasniqi që garon sot dhe Laura Fazliu që do të garojë nesër