Home Rozë Ed Sheeran arrin suksesin e madh

Ed Sheeran arrin suksesin e madh

0

Sukseset për këngëtarin anglez, Ed Sheeran, nuk kanë të ndalur.

Pasi u nominua për të pestën herë radhazi në MTV VMA 2022, 31-vjeçari është bërë artisti i parë që ka arritur 100 milionë ndjekës në platformën gjigande Spotify, duke  pasur rreth 60 milionë ndjekës më shumë se ylli i muzikës Adele dhe duke lënë pas Ariana Grande me 81.64 milionë ndjekës.

Për të festuar momentin historik, 31-vjeçari postoi në Twitter një video të tijën, ku shihet i veshur me një bluzë të bardhë të dërguar nga platforma Spotify , me mbishkrimin “Më pyet për 100 milion ndjekësit e Spotify” .

Kjo arritje është vlerësimi më i fundit muzikor për Sheeran pasi në vitin 2021 u shpallur artisti më I dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar. 

Exit mobile version