Home Lajme E pabesueshme, presidentja thotë se Prindoni asnjëherë nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje e përbashkët kriminale

E pabesueshme, presidentja thotë se Prindoni asnjëherë nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje e përbashkët kriminale

0
E pabesueshme, presidentja thotë se Prindoni asnjëherë nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje e përbashkët kriminale

Presidentja Vjosa Osmani për herë të parë është deklaruar për komentet e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu. Ky i fundit i quajti mediat “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

Shefja e vendit thotë se Sadriu asnjëherë nuk i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale.

“Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat ‘ndërmarrje kriminale’. Mjafton bre ta lexojnë. Mjafton ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale”, ka deklaruar ajo në RTK.

Sadriu natën e së martës nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i quajti mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Exit mobile version