Home Rozë E mposht sërish Messin, Ronaldo shpallet lojtari më me ndikim në Instagram në Kupën e Botës

E mposht sërish Messin, Ronaldo shpallet lojtari më me ndikim në Instagram në Kupën e Botës

0
E mposht sërish Messin, Ronaldo shpallet lojtari më me ndikim në Instagram në Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo është shpallur futbollisti më me ndikim në Instagram që do të luajë sivjet në Kupën e Botës.

Sulmuesi i Manchester United ka 480 milionë ndjekës në platformën e rrjeteve sociale gjegjësisht në Instagram – më shumë se çdo lojtar tjetër që do të luajë në Katar.

Postimet e tij individuale gjithashtu vlejnë më së shumti, me çdo postim që vlen deri në 3.1 milionë funte apo 3.5 milionë euro.

Analiza është bërë nga kompania e statistikave ‘Nielsen Gracenote’, e cila ka vlerësuar numrin total të ndjekësve të lojtarëve, rritjen e ndjekësve në vitin e fundit, shkallën e angazhimit dhe vlerën mesatare të markës për postim në Instagram.

Numri i ndjekësve të Ronaldos është rritur me pothuajse 47 për qind gjatë vitit të kaluar dhe ka një përqindje angazhimi prej 2.25 për qind në postime.

Superylli portugez po vazhdon të mposhtë rivalin e tij afatgjatë, Lionel Messin, i cili ka 360 milionë ndjekës dhe një vlerë postimi individual prej 2.3 milionë funtesh apo 2.6 milionë euro.

Rritja e Ronaldos theksohet nga fakti se 86 për qind e tifozëve të Portugalisë vijnë nga jashtë vendit – përqindja më e madhe në top 10.

Exit mobile version