Beatrix është lënduar me batutat e Salsanos dhe Ermalit dhe reagimin e banorëve të tjerë teksa përmendën Bora. Kështu ajo vendosi të mos ishte e pranishme në spektakël megjithëse do të darkonte me Donaldin.
Ky i fundit u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët. Ndërkohë Dagz i tha Einxhel se foli me Beatrix por ajo ka marrë avionin dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria.
Einxhel aludoi se ndaj edhe Arbana gjatë emisionit, kur Trixës i sugjeruan të vinte me Taxi u shpreh se për të qenë e pranishme, ajo duhet të merrte Avion dhe jo Taxi.
Nga ana tjetër, Beatrix s’ka bërë asnjë reagim duke mos treguar personalisht as me kë është mërzitur dhe as se ku ndodhet.