Florence Pugh ka reaguar ashpër pas kritikave që mori në rrjete sociale për shkak të fustanit të tejdukshëm që kishte veshur në spektaklin e modës së Valentino në Romë. Aktorja bëri një paraqitje të guximshme të premten me një fustan rozë të tejdukshëm.
Ndërsa shumë fansa e pëlqyen pamjen, kishte nga ata që e “kryqëzuan” për gjoksin që vinte në pah. Në një postim në rrjete sociale, ylli 26-vjeçar zbuloi se ishte “bombarduar” me mesazhe negative për veshjen dhe trupin e saj. Ajo thotë se priste komente për zgjedhjen që kishte bërë në veshje.
“Nuk është hera e parë dhe sigurisht nuk do të jetë hera e fundit që një grua do të dëgjojë se çfarë nuk shkon me trupin e saj nga një turmë të huajsh, ajo që është shqetësuese është se sa vulgarë mund të jeni disa nga ju meshkujt,” ka shkruar ylli i “Black Widow” në Instagram.
“Shumë prej jush donin të më tregonin në mënyrë agresive se sa të zhgënjyer jeni nga ‘c*cat’ e mia të vogla, ose se si duhet të turpërohesha duke qenë kaq ‘me gjoks të sheshtë’. Kam jetuar në trupin tim. Për një kohë të gjatë. Unë jam e vetëdijshme për madhësinë e gjoksit tim dhe nuk kam frikë prej tij.”, tha ajo.
Më pas, aktorja këshilloi ndjekësit që kanë komente të tilla në postimin e saj. “Rrituni. Respektoni njerëzit. Respektoni trupat. Respektoni të gjitha gratë. Respektoni njerëzit”.