Home Lifestyle Shëndeti E konsumojmë çdo ditë, kjo pije popullore është një “aleat” për veshkat

E konsumojmë çdo ditë, kjo pije popullore është një “aleat” për veshkat

0
E konsumojmë çdo ditë, kjo pije popullore është një “aleat” për veshkat

Shumë studime kanë nxjerrë në pah një sërë përfitimesh që marrim nga kafeja. Një ndër ta lidhet dhe me veshkat. Një studim i kryer nga studiuesit në Shkollën e Mjekësisë Johns Hopkins, kanë arritur në përfundimin se një filxhan kafe në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e dëmtimit akut të veshkave.

“Ne tashmë e dimë se konsumimi i rregullt i kafesë ka qenë i lidhur me parandalimin e sëmundjeve kronike dhe degjenerative, si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e mëlçisë”, tha autori i studimit Dr. Chirag Parikh, Profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins.

Por cili është funksioni i kafesë që e bën atë një “aleat” për veshkat?

Sipas Dr. Chirag Parikh, kjo është për shkak të “përbërjeve biologjikisht aktive në kombinim me kafeinën ose thjesht të vetë kafeinës, e cila përmirëson marrjen e oksigjenit nga veshkat”. Por, ai thotë se nevojiten më shumë studime për të përcaktuar mekanizmat e mundshëm mbrojtës të konsumit të kafesë për veshkat.

Exit mobile version