Arsenali është shumë afër transferimit të sulmuesit Gabriel Jesus.
Të paktën këtë e konfirmon edhe Fabrizio Romano i cili thotë se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje finale për t’u zgjidhur në mënyrë që të kompletohet transferimi i tij në “Emirates Stadium”.
Gjithsesi, italiani thekson se “topçinjtë” duhet të tregohen më të shpejtë në këtë fazë, pasi Tottenham Hotspur dhe Paris Saint Germain janë duke e monitoruar këtë situatë dhe, në rast stagnimi, do të përfitonin për ta rrëmbyer brazilianin, transmeton lajmi.net.
Mësohet se tani ka mbetur vetëm marrëveshja me lojtarin dhe agjentin e tij për disa çështje jo parësore, por që mund ta vonojnë zyrtarizimin e lojtarit.