Këngëtarja Era Istrefi, ka treguar për herë të parë ndjesitë që ka patur kur u përzgjodh për të kënduar bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam, himnin e “Fifa World Cup 2018.”
Këngëtarja u shpreh se audienca ka qenë shumë e madhe, rreth 2 miliardë njerëz kanë parë shfaqjen nga e gjithë bota.
Istrefi tregoi se ndër 30 këngëtarët që morën pjesë në audicion, ajo ishte e përzgjedhura.
Emocionet ishin të mëdha për Erën edhe në momentin që ka performuar në stadiumin gjigant , por më e madhe ishte ndjenja e përkrahjes së shqiptarëve.
Ajo tregon se në një moment nga ndjenja e thellë e patriotizmit ka bërë simbolin e shqiponjës në stadium. Foton e ka publikuar në Instagram por i është kërkuar nga Fifa ta fshijë pasi mund të merrej si lëvizje politike.
Këngëtarja tha se në ato momente është ndejrë shumë keq dhe shumë e diskriminuar, porn ë fund është munduar të kuptojë arsyet.
“2 bilionë shikues na kanë parë nga e gjithë bota. Audienca ka qenë shumë e madhe. Puna ime është me dal në skenë me këndu. Ndjenja nuk ka qenë shumë veçantë, ajo që ka më ndez shumë ndjenjat ka qenë krenari, emocionet e shqiptarëve, ndjenja që ndjenin ata për mua, një moment e bëra shqiponjën se e ndjeva atë ndjenjën e patriotizmit, por më thanë se duhet të hiqja fotografinë se ishte lëvizje politike më thanë. U lëndova shumë, u ndjeva e diskriminuar, qava shumë, se kuptova pse duhet ta fshija”, tha Era. /TCh/