E ardhmja e kilianit, Alexis Sanchez mund të jetë në Spanjë, te Villarreal.
Këtë verë Sanchez do të largohet nga Interi, pavarësisht që ka edhe një vit kontratë me ‘Nerazzurrët’.
Ai nuk bën pjesë në planet e Simone Inzaghit, andaj lojtari do të ndryshojë ambient.
Sipas ‘Calciomercato.com’ e ardhmja e kilianit mund të jetë në Spanjë, te Villarreal.
Përveç ofertës nga Spanja, 33 vjeçari ka pasur interesim edhe nga Franca dhe Turqia.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e yllit kilian.