Napoli-Inter ka përfunduar me rezultatin 1-1 dhe zikaltrit e kanë mbajtur vendin e parë, por mund të parakalohen nesër nga Milani nëse këta të fundit triumfojnë kundër Sampdorias. Gjithsesi nuk duhet harruar se Interi ka edhe një ndeshje më pak për të luajtur, kundër Bologna.
Ndeshja në “Diego Maradona” nisi me një penallti të dhënë nga VAR, pasi De Vrij shkeli sulmuesi Osimhen. Vendasit nuk gabuan, teksa Insigne e ccoi topin në rrjetë dhe parakaloi me 116 gola Maradonën dhe u bë shënuesi i tretë më i mirë në historinë e Napolit.
Pesë minuta më pas Interi ishte me fat, pasi shtylla ndali Zielinskin që gjuajti fort dhe ccoi dëm edhe hedhjen e portierit Handanovic. Napoli ishte më kërkues dhe rrezikoi edhe me Osimhen, por në 45 minutat e para nuk pati gol tjëtër.
Pjesa e dytë nisi me gol, pasi Edin Dzeko ia doli të shënonte në minutën e 47-të. Goditje për Napolin, që në vazhdim nuk e kishte më të njëjtën freski. Interi mori zemër dhe u mundu ta shënonte edhe golin e fitores. Gjithsesi zikaltrit nuk ia dolën dhe ndeshja përfundoi 1-1.