Home Ballina Dyshimet për dallavere me tenderë në MI, Bekë Berisha: Kryeministër “meshqit” i ke shumë aktivë, por vetëm për korrupsion nëpër tenderë

Dyshimet për dallavere me tenderë në MI, Bekë Berisha: Kryeministër “meshqit” i ke shumë aktivë, por vetëm për korrupsion nëpër tenderë

0
Dyshimet për dallavere me tenderë në MI, Bekë Berisha: Kryeministër “meshqit” i ke shumë aktivë, por vetëm për korrupsion nëpër tenderë

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në një konferencë para gazetarëve ka shpalosur disa kontrata të nënshkruara nga zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, që udhëheqet nga Liburn Aliu.

Bëhet fjalë për 4 kontrata kornizë për mirëmbajtje verore dhe dimërore, të cilat janë nënshkruar nga ish-zyrtari i kësaj ministrie Nexhat Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, ku sipas deputetit Berisha ishin nënshkruar pasi që Krasniqi ishte shkarkuar si shef i zyrës së prokurimit në këtë ministri.

“Si ka mundësi që zyrtari i shkarkuar të nënshkrojë kontrata me vlerë qindra mijë euroshe, për derisa ishte i shkarkuar”, u shpreh Berisha.

Në fund, teksa publikoi shifrat e këtyre kontratatave, Berisha iu drejtua me pyetje kryeministrit Kurti.

“Ftoj kryeministrin Kurti të deklarohet për këtë skandal dhe të japë llogari për “meshqit” e tij të cilët po tregohen mjaft aktiv në dallaveret me tenderë”, përfundoi Berisha.

Njoftimi i plotë:

Sot, para gazetarëve shpalosa faktet për skandalin në Ministrinë e Infrastrukturës, ku të përfshirë janë ish-zyrtari i kësaj ministrie dhe zëvendësministri Durmishi.

Bëhet fjalë për 4 kontrata kornizë për mirëmbajtje verore dhe dimërore të cilat janë nënshkruar nga Krasniqi dhe Durmishi.

Si ka mundësi që zyrtari i shkarkuar të nënshkrojë kontrata me vlerë qindra mijë euroshe, për derisa ishte i shkarkuar?

Ftoj kryeministrin Kurti të deklarohet për këtë skandal dhe të japë llogari për “meshqit” e tij të cilët po tregohen mjaft aktiv në dallaveret me tenderë.

Këto janë kontrata e nënshkruara kundërligjshëm:

1. Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c303 dhe 037/2022 në vlerë prej 138,953.44 euro, e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 27.06.2022;

2. Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c304 dhe 036/2022, në vlerë prej 123,262.41 euro, e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 27.06.2022;

3. Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c306 dhe 034/2022 në vlerë prej 61,221.61euro e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 25.07.2022, dhe

4. Kontrata publike kornizë Nr. 205-22-865-2-1-1/c305 dhe 036/2022 në vlerë prej 88,472.00 euro e nënshkruar nga Nexhat Krasniqi dhe Hysen Durmishi më datë 25.07.2022

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=8575361422489680&id=100000477233528
Exit mobile version