![Dyshime për drogë në portin e Durrësit, shoqërohen në polici 30 persona Dyshime për drogë në portin e Durrësit, shoqërohen në polici 30 persona](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/07/Porti-i-Durresit.jpg)
30 persona janë shoqëruar nga policia në Portin e Durrësit, punonjës të sigurisë dhe terminalit.
Sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat, shkaku i shoqërimeve në masë është konstatimi i hapjes së një kontejneri bananesh, prej të cilit mungojnë disa arka.
Hapja e kontenierit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit. Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike.