Home Ballina Dy vjet padrejtësi në emër të drejtësisë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Dy vjet padrejtësi në emër të drejtësisë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

0
Dy vjet padrejtësi në emër të drejtësisë ndaj udhëheqësve të UÇK-së

Sot janë bërë dy vjet nga koha kur liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë i janë dorëzuar vullnetarisht Gjykatës Speciale për t’u ballafaquar me (pa)drejtësinë.

Që nga ajo kohë ata janë duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, pavarësisht se ata nëpërmjet mbrojtjes së tyre disa herë kanë kërkuar që të mbrohen në liri, por çdo herë kanë hasur në veshë të shurdhër të Gjykatës Speciale, shkruan “Scanner”.

Edhe pse janë bërë dy vjet gjykimi ndaj tyre ende nuk ka filluar, përpos që janë mbajtur 15 konferenca statusore, në të cilat është zhvilluar një betejë e ashpër ligjore në mes të mbrojtjes së liderëve të UÇK-së dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Mbrojtja e ka akuzuar vazhdimisht ZPS-së së është furnizuar me materiale nga Serbia dhe Rusia për ta dëmtuar luftën e UÇK-së.  Para disa javësh nga kryetarja e Speciale ishte bërë me dije se gjykimi ndaj liderëve të UÇK-së mund të fillojë në fund të këtij vitin ose në fillim të vitit 2023.

Hashim Thaçi: Kjo nuk është lamtumirë, por vetëm mirupafshim

Ish-udhëheqësi politik dhe njeri nga themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi ishte treguar një burrështetas i fort në ditën kur i ishte konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale. Ai për tu ballafaquar me akuzat e ngritura kishte dhënë dorëheqje nga posti i presidentit. Thaçi në adresimin para medieve një në ditën (5 nëntor 2020) kur ishte nisur në Hagë, kishte bërë thirrje për maturi dhe unitet.

“Të qëndrojmë të bashkuar sepse suksesi ynë është Kosova e lirë pa dallim etnik. Duhet të ruajmë besimin në dialog të brendshëm. Prandaj ashtu siç kam premtuar nuk do të lejojë që para gjyqit të dal si president prandaj për të mbrojtur integritetin e shtetit të Kosovës, unë sot jam jap dorëheqje. Ju ftojë dhe ju lus që të besoni në shtetin e Kosovës, në Kosovën evropiane. Falënderim i përhershëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atyre të BE-së. Drejtësia nuk bëhet në rrugë por në ballafaqim të argumenteve. Kjo nuk është lamtumirë por vetëm mirupafshim”, kishte thënë Thaçi.

Ndërsa para Gjykatës Speciale, Thaçi është deklaruar plotësisht i pafajshëm në raport me akuzat e ngritura nga Prokuroria e Speciales. Gjatë qëndrimit në Hagë,

Thaçi është vizituar nga bashkëluftëtarët, miqtë, kolegët dhe familjarët. Për vizitë të Thaçi kishte shkuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili pati thënë se e kishte marrë malli për Thaçin. Thaçi është vizituar edhe nga prindërit e tij.

Kadri Veseli: Krenar që isha pjesë e UÇK-së, përsëri do të luftoja për vendin tim

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe PDK-së, Kadri Veseli, në ditën kur kishte marrë lajmin për ngritjen e aktakuzës nga Specialja pati dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike. Veseli si njeri nga themeluesit e UÇK-së para se të udhëtonte për në Hagë ishte deklaruar i pafajshëm nga të gjitha këto aktakuza, duke thënë se ndihet krenar me luftën e UÇK-së.

“Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Po ashtu, nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës. Dhe është shqetësim i thellë gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta”.

“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se nuk do të lejoj që ky prokuror dhe asnjë tjetër si ai, ta njollosë në këtë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne kemi qenë të detyruar që ta mbrojmë veten dhe vendin tonë. Dhe do ta bëjmë sërish. Nëse na imponohet, edhe një herë do të demonstrojmë me fakte se UÇK ka zhvilluar një luftë të ndershme për liri, kundër një prej ushtrive më të fuqishme dhe më agresore në botë, të udhëhequr nga një bandë kriminale serbësh. Luftëtarët e lirisë, që në vitet 1998 e 1999 morën armët në duar për të mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre, ndaj përpjekjeve gjenocidale të Serbisë, meritojnë vetëm nderim e lartësim dhe jo fyerje në këtë mënyrë. Jam krenar që kam qenë pjesë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe e mohoj plotësisht çdo përfshirje në ndonjë akt kriminal. Luftëtarët trima të UÇK-së janë mbrojtës, heronj të luftës, që kanë luftuar kundër një agresori të egër serb, dhe nuk janë kriminelë lufte”.

“E di se do ta kem edhe mbështetjen tuaj për ta mbrojtur luftën çlirimtare, lirinë tonë, UÇK-në dhe historinë e Kosovës kundër këtyre pretendimeve të njëanshme. Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet, sepse e di pse ka luftuar. Prej ditës së parë kam qenë në UÇK. Do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Lufta e UÇK-së ishte e shenjtë. Ajo do të mbetet e tillë në zemrat dhe mendjet tona. Historia e Kosovës një herë është shkruar. Askush, kurrë nuk mund ta ndryshojë atë. Liria dhe pavarësia jonë nuk do të zhbëhen kurrë. Kosova dhe populli i saj do të ekzistojnë përherë”, kishte thënë Veseli më 5 nëntor të vitit 2020.

Për dallim nga liderët tjerë të UÇK-së, Veseli gjatë qëndrimit në Hagë është përballur me dhimbje të madhe, duke humbur dy prindërit. Ai pati ardhur shkurt në Kosovë për t’i vizituar varret e prindërve. Edhe Veseli gjatë kësaj periudhe kohore është vizituar nga bashkëluftëtarët, miqtë dhe familjarët.

Selimi: Selimi: Unë jam një çlirimtar që luftën e nisa me Adem Jasharin dhe e përfundova me Clarkun

Në të njëjtën ditë me Thaçin dhe Veselin për në Hagë kishte udhëtuar edhe Rexhep Selimi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai një ditë para se të nisje për në Hagë kishte thënë se po shkonte atje me kokën lart.

“Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka”, kishte thënë Selimi në natën e 4 nëntorit të vitit 2020.

Ndërsa para Gjykatës Speciale, derisa kishte mohuar të gjitha akuzat, parti thënë se është vetëm një çlirimtar që luftën e ka nisur me Adem Jasharin dhe e kishte përfunduar me Wesley Clark.

“Këtu jam si një luftëtar i UÇK-së dhe si një ndër themeluesit e saj. Jam i vetëdijshëm për rëndësinë dhe seriozitetin e kësaj gjykate. I nderuar zoti gjykatës, i nderuar prokuror, rolet këtu i kemi të ndara, jemi palë të ndryshme, por ju lutem më bëni të besoj, që qëllimi i të gjithë neve këtu do të jetë drejtësia, mbi të gjitha e vërteta…Ky proces do të dëshmojë se ne ishim një popull i shtypur, që luftuam për liri. Kjo luftë ishte e pastër dhe e drejtë. As unë e as UÇK-ja nuk kemi të bëjmë me krime. Po, unë kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë okupatore, kundër asaj Serbie që vetëm të këqija i ka sjellë Kosovës, vrasje, dëbime dhe gjenocid. Unë jam veç një çlirimtar që luftën e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kam përfunduar me gjeneralin Clark. Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta, duhet të jetë qëllimi i të gjithëve këtu, ashtu siç do të jetë qëllimi im parësor në këtë proces”, kishte thënë Selimi. Sikurse Thaçi dhe Veseli, Selimi është vizituar nga bashkëluftëtarët, miqtë dhe familjarët.

Jakup Krasniqi: Unë jam shqiptar, s’jam as katolik e as mysliman

Zëri i UÇK-së, baca Jakup Krasniqi është udhëheqësi i katërt i UÇK-së që gjendet në paraburgim në Hagë nga viti 2020. Atij i ishte konfirmuar aktakuza nga Specialja një ditë para Thaçit, Veselit dhe Selimit. Më 9 nëntor të vitit 2020, baca Jakup Krasniqi kishte dalë para trupit gjykues ku ishte deklaruar i pafajshëm.

Gjatë deklaratës së tij, Krasniqi e kishte quajtur padrejtësi atë që po ndodhte ndaj tij dhe se UÇK-ja nuk ishte organizatë kriminale, por çlirimtare.

“Unë dua ti them dy tri çështje, goxha shkurt. Së pari dua të them se unë jam arrestuar me 4 nëntor 2020, në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët unë dua të deklaroj sot se kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq sa e si më trajtuan mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë”.

“E theksoj kurrë në jetën time skam trajtuar njerëz në këtë mënyrë, sepse s’ka qenë qëllimi im ky, por lufta ndaj okupatorit. Prandaj e ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Jam intelektual, jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë. Në asnjë deklaratë time se kam drejtuar gishtin nga popullsia civile serbe, e në aktakuzë ju i ndani popullin shqiptar në katolik e mysliman, unë jam shqiptar as katolik e as mysliman”, kishte thënë Krasniqi.

Baca Jakup Krasniqi, sikurse liderët tjerë të UÇK-së është vizituar nga bashkëluftëtarët, miqtë dhe familjarët.

Përpos katër lidëve të UÇK-së në Hagë janë duke u mbajtur në paraburgim edhe Sali Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala. /Scanner/

Exit mobile version